
Pas ndryshimeve të drejtuesve në Elbasan dhe Korçë, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ka firmosur emrat e rinj që do të drejtojnë komisariatet pranë Policisë së Tiranës.
Komisariatin 1 do ta drejtojë Bujar Mehmeti, i cili ka zëvendësuar Oliger Torbën, që tashmë i është besuar komisariati i Kamzës.
Edmond Pjetri është caktuar në komisariatin 2, rajonin 3 do ta drejtojë Altin Lila, ndërsa komisariati 4 i është besuar Petrit Halos.
Kavajën dhe Rrogozhinën do ta drejtojnë, Sali Skura dhe Emiljano Pashaj.
Agim Hoxha dhe Edmond Meshini janë zhvendosur si specialist pranë Policisë së Shtetit.
Ndërsa Julian Qyta, ka marrë detyrën si shef seksioni i narkotikëve dhe trafiqeve në Policinë e Tiranës.
1. Bujar Mehmeti – Komisariati nr. 1
2. Edmond Pjetri – Komisariati nr. 2
3. Altin Lila – Komisariati nr. 3
4. Petrit Halo – Komisariati nr. 4
5. Oliger Torba – Komisariati nr. 5
6. Sali Skura – Komisariati Shijak
7. Emiljano Pashaj – Komisariati Kavajë
8. Agim Hoxha – Specialist në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit
9. Edmond Meshini – Specialist në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit
10. Julian Qyta – Shef i Seksionit të Narkotikëve dhe Trafiqeve në DVP Tiranë



