
Një 52-vjeçar dyshohet të jetë vetvrarë me armë zjarri në fshatin Progonat të Tepelenës.
I ndjeri me incialet A.A., u gjet i pajetë nga familjarët në kopshtin e banesës së tij. Ai përdorte medikamente pasi vuante nga depresioni.
“Në mbasditen e sotme, në kopshtin e banesës së tij, në fshatin Progonat, është gjetur nga familjarët e tij, dyshohet i vetëvrarë me armë zjarri automatik, shtetasi A. A., 52 vjeç. Sipas deklarimeve të familjarëve, 52-vjeçari përdorte medikamente për shëndetin mendor, pasi vuante nga depresioni. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje”, thuhet në njoftimin e “bluve”.



