Trafikonin lëndë narkotike me varka peshkimi drejt Maqedonisë/ Arrestohen katër persona në Pogradec

Trafikonin lëndë narkotike me varka peshkimi drejt Maqedonisë/ Arrestohen katër persona në Pogradec

Finalizohet nga DVP Korçë operacioni policor antidrogë i koduar “Restart 15”, me çrast sekuestrohen 26 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa dhe arrestohen 4 shtetas.

Si rezultat i një hetimi intensiv, proaktiv, të ndjekur për 1 muaj, nga Policia dhe Prokuroria e Korçës, mbi informacione të siguruara se disa shtetas magazinonin lëndë narkotike, me qëllim trafikimin drejt RMV-së, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, finalizuan fazën e pesëmbëdhjetë të operacionit policor antidrogë të koduar "Restart".

Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit:

A. T., 51 vjeç; A. T., 43 vjeç (43-vjeçari, punonjës pranë Qendrës së Rasatit të Koranit, në Pogradec) vëllezër, të dy banues në fshatin Piskupat, si dhe shtetasit R. S., 45 vjeç dhe T. B., 53 vjeç, (53-vjeçari, punonjës pranë Qendrës së Rasatit të Koranit, në Pogradec) të dy banues në fshatin Lin.

Nga hetimet intensive të kryera në kuadër të këtij operacioni rezultoi se këta shtetas vepronin në mënyrë të organizuar, për të trafikuar lëndë narkotike cannabis sativa, drejt RMV-së, kundrejt pagesës 500 euro/kg lëndë narkotike.

2 vëllezërit, shtetasit A. T. dhe A. T. siguronin lëndën narkotike që do të trafikohej dhe e magazinonin atë buzë liqenit, në fshatin Lin, Pogradec. Më pas lënda narkotike trafikohej drejt RMV-së, me varka peshkimi që drejtoheshin nga shtetasit R. S. dhe T. B.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 26 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa, 1 varkë peshkimi, 2 automjete dhe 4 celularë.

Vijojnë hetimet për identifikimin dhe për arrestimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy