Kosovë /Vritet një person, arrestohet i dyshuarI

Kosovë /Vritet një person, arrestohet i dyshuarI

Një pronar i një objekti hotelerie  në Lagjen e Boshnjakëve, në Mitrovicën e Veriut, Murat Kuçi, është vrarë të premten rreth orës 22:00. Lajmin e konfirmoi për Radion Evropa e Lirë, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës Veriore, Besim Hoti.

I dyshuari për vrasje është një pjesëtar i komunitetit serb, D.Stepiq, dhe prokurori e ka cilësuar vrasjen si të rëndë. I dyshuari është arrestuar dhe i është caktuar paraburgimi prej 48 orësh.

Sipas deklaratave zyrtare, Stepiq pas vrasjes ka ikur nga vendi i ngjarjes dhe policia e ka kapur shumë shpejt. Sipas njoftimeve vrasësi dhe i vrari kanë qenë së bashku. Policia po e heton rastin për të përcaktuar motivet e vrajses, tha Hoti.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy