Aksident me vdekje në Mamurras, makina përplas këmbësorin

Aksident me vdekje në Mamurras, makina përplas këmbësorin

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në autostradën Milot-Thumanë, pranë Fushë-Mamurrasit. Një automjet ka përplasur për vdekje një këmbësor që po kalonte rrugën. 

 

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti, i cili është i dyti që ndodh gjatë ditës së sotme në rrugët që përshkojnë qarkun e Lezhës me një bilanc dy të vdekur.

 

Kurbin / Informacion paraprak

 

Më datë 06.10.2025, rreth orës 19:50, në aksin rrugor “Mamurras–Milot”, automjeti që drejtohej nga shtetasi E. K., 38 vjeç, ka përplasur këmbësorin, shtetasin V. L., 43 vjeç.

 

Si pasojë e përplasjes, shtetasi V. L. ka humbur jetën.

 

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

 

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy