
Babë e bir nga Tirana janë arrestuar në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës, duke transportuar drogë me kamion.
Në kuadër të operacionit u arrestuan shtetasit: Dashmir Hamzaraj, 68 vjeç dhe Amanti Hamzaraj, 35 vjeç, banues në Tiranë, babë e bir. Në PKK Kapështicë, në dalje të RSh-së, shërbimet e policisë, bazuar në inteligjencën policore, kanë kaluar për kontroll në vijën e dytë, automjetin kamion me drejtues shtetasin Amanti Hamzaraj dhe pasagjer shtetasin Dashmir Hamzaraj. Gjatë kontrollit, në pjesën e tavanit të rimorkios së kamionit u konstatuan të montuara 44 shufra metalike, në të cilat ishin fshehur sasi lënde narkotike cannabis sativa, me peshë totale 56 kilogramë. Në vijim të veprimeve procedurale u shpall në kërkim shtetasi F. K., 38 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet si posedues i lëndës narkotike dhe bashkëpunëtor në trafikimin e saj. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.



