
Një 22-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në qytetin e Elbasanit.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:50 minuta në lagjen "5 Maji", ku është qëlluar me armë zjarri shtetasi Xhon Rusta, banues në këtë lagje.
I riu ka përfunduar në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën, por 22-vjeçari nuk ka dhënë asnjë shpjegim se si e ku është plagosur.
"Rreth orës 18.50 ka shkuar në spital i plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën shtetasi Xh.R 22 vjec banues në Elbasan", bën me dije policia.
Dyshohet se ngjarja është një përplasje mes grupeve kriminale.
Policia ka ngritur pika kontrolli në hyrje dhe dalje të Elbasanit për të bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e autorit të plagosjes.



