Partia Demokratike ka denoncuar me dokumente përfshirjen e ministrave dhe ish-ministrave të qeverisë Rama, në procedurat koncensionare për aferën e inceneratorit të Elbasanit.
Dokumentet, sipas selisë blu tregojnë se si ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, ka firmosur një kontratë koncensionare për 7 vite, një kompanie pa të ardhura dhe pa eksperiencë në fushën e trajtimit të mbetjeve me një vlerë prej 22 mln euro.



