Mbante në banesë kallashnikov dhe armë gjahu, në pranga një person në Himarë

Mbante në banesë kallashnikov dhe armë gjahu, në pranga një person në Himarë

“Spot” u kodua një operacion i policisë së Himarës gjatë të cilit u vu në pranga një person i cili mbante të fshehura një kallashnikov dhe një armë gjahu, në banesën e tij.

Në zbatim të planit të masave për kontrollin e imtësishëm të territorit, në qytetin e Himarës, me qëllim kapjen e shtetasve që qarkullojnë me armë zjarri apo sende të tjera të kundërligjshme, shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, bazuar dhe në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative, për një shtetas që mbante armë zjarri në banesë dhe ishte rrezik për banorët e zonës, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Spot”.

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi P. B., 62 vjeç, banues në Himarë, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

Gjatë operacionit, shërbimet e policisë kanë ushtruar kontroll në banesën e këtij shtetasi, dhe si rezultat gjetën të fshehura një armë zjarri kallashnikov, një armë gjahu dhe një sasi fishekësh, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy