Një shtetase e mbytur ka dalë në breg të detit në plazhin e ri në Vlorë, pranë zonës së Ujit të Ftohtë, raporton korrespondenti i MCN TV.
Në vendngjarje ka shkuar Policia dhe grupi hetimor.
Në njoftimin e Policisë thuhet:
Sot, në lagjen “Uji i Ftohtë”, dyshohet se është mbytur aksidentalisht në det, një shtetase ende e paidentifikuar.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për identifikimin e shtetases që ka humbur jetën.



