Zjarri i madh që ka rënë në zonën e Metalurgjikut në Elbasan, ka marrë përmasa të mëdha.
Në pamjet që vijnë nga Elbasani situata duket alarmante, ndërsa forcat zjarrfikëse vijojnë “luftën” me flakët intensive.
Policia bën të ditur se zjarri ka ardhur si pasojë e një shkëndije, të krijuar nga fërkimi i mbetjeve metalike.
Flakët e zjarrit dhe tymi janë përhapur në gjithë qytetin e Elbasanit duke krijuar ndotje alarmante.



