
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor “Shkodër-Mes”.
Policia e Shkodrës njofton se rreth orës 20:50, automjeti me drejtues shtetasin H. V., 39 vjeç, ka përplasur shtetasin D. P., 61 vjeç, i cili po lëvizte me biçikletë.

Si pasojë e aksidentit, 61-vjeçari ka marrë dëmtime të lehta dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor është në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.



