Dy të vdekur dhe 3 të plagosur në aksidentin në Rrugën e Kombit

Dy të vdekur dhe 3 të plagosur në aksidentin në Rrugën e Kombit

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Rrugën e Kombit, ku dy automjete, njëra tip "Volkswagen Sharon" me targë AA 943 NP, është përplasur me një mjet tip "Benz"me targë AA 182 TY.

Si pasoj e këtij aksidenti kanë humbur jetën dy persona ndërsa tre të tjerë janë plagosur rëndë.

Aksidenti i rëndë rrugor ka ndodhur në autostradën Rrëshen-Milot, në vendin e quajtur Fang në Rubik.

Dyshohet se shkak i këtij aksidenti ka qenë shpejtësia tejet normave të lejuara.

Forcat policore dhe autoambulanca ndodhen në vendin e ngjarjes për ti ardhur në ndihmë të plagosurve.

Sipas informacioneve paraprake të plagosurit kanë marrë ndihmën e parë mjekësore, pasi janë dërgur në spitalin e Rrëshenit dhe më pas me urgjencë në drejtim të Spitalit të Traumës në Tiranë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy