Shpërndante heroinë dhe kokainë, kapet në Durrës me dozat dhe një shumë parash

Shpërndante heroinë dhe kokainë, kapet në Durrës me dozat dhe një shumë parash

“October” u kodua një operacion i policisë së Durrësit gjatë të cilit u sekuestruan sasi drogash të forta, heroinë e kokainë, të ndara në doza, gati për shitje, si dhe një shumë parash e përfituar nga tregtimi i tyre.

Si rezultat i operacionit u bë arrestimi në kushtet e flagrancës i S. Z., 32 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin që drejtonte 32-vjeçari, shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan lëndë të dyshuar narkotike heroinë dhe kokainë, të ndarë në doza, gati për shitje në lokalet e qytetit.

Në vijim të operacionit “October”, u ushtrua kontroll edhe në banesën e të arrestuarit, ku u gjetën dhe u sekuestruan 92 gramë lëndë e dyshuar narkotike heroinë, 170 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë, një peshore elektronike, automjeti që drejtonte i arrestuari, si dhe 800 euro, të dyshuara të përfituara nga veprimtaritë kriminale të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve.

Ndaj të dyshuarit materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Durrës, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy