
Aksident me pasojë një person të plagosur rëndë është regjistruar ditën e sotme në superstradën Lezhë-Milot.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të një biznesi pranë kryqëzimit të Shënkollit, ku një automjet tip ‘Benz’ është përplasur me një kamion, të ngarkuar me mjete ndërtimi.
Si pasojë, drejtuesi i mjetit ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në spitalin rajonal të Lezhës ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
Sipas informacioneve paraprake, ndërprerja e rrugës nga kamioni dyshohet të jetë shkak i aksidentit.
Policia dhe grupi hetimor në vendngjarje po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.



