
Një 28-vjeçar me inicialet I.M., me banim në Buçimas të Pogradecit u arrestua për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
Bëhet djalë për aksidentin e një dite më parë, ku i riu humbi kontrollin e automjetit dhe u përplas me një autobus, ku për pasojë u dëmtuan 5 persona.
Në njoftim thuhet:
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme për një aksident në aksin rrugor “Qafë Thanë-Prrenjas”, ju bëjmë me dije specialistët e qarkullimit rrugor të DVP Elbasan arrestuan shtetasin I. M., 28 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec, për veprën penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor", pasi duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti është përplasur me autobusin me drejtues I. A. Nga ky aksident, ka marrë flakë automjeti që drejtohej nga shtetasi I. M. dhe janë dëmtuar 5 pasagjerët në të, të cilët janë në kujdesin e mjekëve”.



