Policia e Kukësit ka arrestuar në flagrancë shtetasin G. R., 58 vjeç, banues në Krumë, për organizim të kundërligjshëm të lojërave të fatit.
Nga verifikimet rezulton se ai ushtronte këtë aktivitet në ambientet e lokalit në përdorim të tij, duke përdorur celularë.
Gjatë kontrollit janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale një celular, skedina dhe një sasi parash.
Kontrollet për goditjen e kësaj veprimtarie vijojnë.



