
Një tjetër plagosje me armë zjarri është regjistruar këtë 1 janar në kryeqytet.
Mësohet se i plagosur ka mbetur një 51-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si "Varri i Bamit" në Tiranë.
Kujtojmë që një tjetër plagosje ndodhi pak pas mesnate, ku një shtetase e huaj mbeti e plagosur në rrethana të paqarta.
Në njoftim thuhet:
Më datë 01.01.2024, në afërsi të xhamisë "Xhura", dyshohet se shtetasi I. A., ka plagosur me armë zjarri shtetasin A. J., rreth 51 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po vijojnë krehjen e zonës me qëllim kapjen e autorit. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.



