
Arjan Baçi caktohet administrator i pasurive të sekuestruara të biznesmenit Ylli Ndroqi.
Baçi së bashku me grupin e punës, oficerët e policisë gjyqësore po punojnë për të marrë në administrimin pasuritë sipas vendimit të gjykatës. Ata do të administrojë 11 biznese e 15 pasuri të luajtshme të Ndroqit.
Baçi u caktua nga Agjencia e Administrimit të Aseteve të Sekuestruara për administrimin e pasurive të biznesmenit.
Nga 11 bizneset ku Ylli Ndroqi është aksioner 6 prej tyre janë pezulluar.
Aksioni për sekuestrimin e 26 pasurive të Ndroqit është ndërmarrë pas 18 muajsh hetime proaktive të kryera nga strukturat e Policisë së Shtetit.



