
Policia e Tiranës ka vendosur në pranga një 40 vjeçare turke, e cila në bashkëpunim me një shtetase tjetër, rekrutonin vajza nga Turqia e Azerbajxhani për shfrytëzim prostitucioni.
Gjatë kontrollit fizik, 40-vjeçarues iu janë gjetur bizhuteri floriri dhe rreth 3000 euro, të dyshuara të përfituara nga prostitucioni.
Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasja G. Ç., 40 vjeç, në bashkëpunim me shtetasen A. H. (e arrestuar), rekrutonin shtetase të huaja, nga Turqia dhe nga Azerbajxhani, dhe më pas i shfrytëzonin për prostitucion, duke përdorur një faqe online.
Gjithashtu, në vijim të veprimeve, janë referuar materialet në Prokurori, për 2 shtetase turke, të dyshuara për ushtrim prostitucioni.
Gjatë kontrollit fizik, shtetases G. Ç. i janë gjetur bizhuteri floriri dhe rreth 3000 euro, të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari e kundërligjshme.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.



