
Një tjetër ngjarje është regjistruar mbrëmjen e sotme në qarkun Shkodër. Një person dyshohet se është plagosur me armë zjarri në Malësi të Madhe.
Ai është dërguar me urgjencë në Spitalin e Shkodrës, ndërsa ka plagë në pjesën e shpatullës.
Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur pas një konflikti mes 3 personave në fshatin Grizhë. Në polici është shoqëruar një person ndërsa në kërkim është shpallur autori i plagosjes A. K.
Nuk dihen detaje të mëtejshme rreth kësaj ngjarje, ndërsa policia ka shkuar në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 20:50, në fshatin Demiraj, pas një konflikti për motive të dobëta mes shtetasve E. G., e A. K., me shtetasin S. B., ka mbetur i plagosur me armë zjarri pistoletë jashtë rrezikut për jetën, shtetasi E. G., 28 vjeç.
Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor. Në vijim të veprimeve hetimore, u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme, shtetasi S. B., pasi dyshohet se gjatë konfliktit ka plagosur me armë zjarri shtetasin E. G.
Ndërkohë janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e shtetasit A. K, i përfshirë në konflikt.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.



