Policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë një 23-vjeçar me iniciale E. H., pasi është kapur duke vjedhur në një banesë. Po ashtu në pranga ka rënë dhe 19-vjeçari me iniciale F. K. pasi dyshohet se më datë 23.06.2023, i ka vjedhur babait të tij, 5 krerë lopë. Njoftimi i policisë: Durrës/Vihen në pranga 2 shtetas të akuzuar për vjedhje. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin E. H., 23 vjeç, banues në Durrës, pasi është kapur duke vjedhur në një banesë. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Manzë ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim F. K., 19 vjeç, banues në Manzë, pasi dyshohet se më datë 23.06.2023, i ka vjedhur babait të tij, 5 krerë lopë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Shkallës së Parë së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.



