Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer gjatë natës në zonën e Ungrejt në Lezhë.
Shpërthimi ka ndodhur në oborrin e banesës së ish-kryeplakut të kësaj zone Preng Pjetri.
Bëhet me dije se nga shpërthimi ka vetëm dëme materiale.
Njoftimi i policisë: Lezhë / Informacion paraprak
Rreth orës 02:00, në fshatin Ungrej, në verandën e banesës së shtetasit P. P. 57 vjeç, ka shpërthyer lëndë plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.
Shërbimet e Policisë po ushtrojnë kontrolle në terren dhe në ambiente të dyshuara, për gjetjen dhe arrestimin e autorit/ve.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/re.



