Ministria e Jashtme paralajmëron për faqe false vizash: Nuk është e autorizuar për shërbime

Ministria e Jashtme paralajmëron për faqe false vizash: Nuk është e autorizuar për shërbime

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme (MEPJ) ka njoftuar se, gjatë monitorimit të vazhdueshëm të burimeve të hapura në internet, është konstatuar një faqe e ngjashme me atë zyrtare të aplikimit për vizë për shtetasit e huaj që duan të vijnë në Shqipëri.

 

Faqja ka adresën https://evisia-al.com/albaniavisaenquirylive/

MEPJ saktësoi se kjo faqe përmban materiale dhe informacion të ngjashëm me ato të publikuara në faqen zyrtare të aplikimit për vizë hyrjeje të shtetasve të huaj në Republikën e Shqipërisë.

 

Në këtë kuadër, MEPJ sqaroi se faqja e sipërcituar nuk është faqe zyrtare dhe nuk është e autorizuar nga autoritetet shtetërore shqiptare për të ofruar informacion apo shërbime lidhur me procedurat e vizave.

 

Sipas MEPJ,  faqja e vetme zyrtare për aplikimet për vizë elektronike shqiptare, së cilës duhet t’i drejtohen qytetarët është: https://e-visa.al/

 

MEPJ u bën thirrje qytetarëve dhe të interesuarve të tregojnë kujdes maksimal dhe të përdorin vetëm burime zyrtare për aplikime dhe informacion, me qëllim shmangien e çdo abuzimi të mundshëm.

 

“Organet e sigurisë kibernetike dhe autoritetet ligjzbatuese po marrin masa për të bllokuar çdo aktivitet të paligjshëm si dhe gjurmimin dhe ndjekjen e personave përgjegjës sipas legjislacionit në fuqi”, thuhet në njoftim.

 

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme është duke e ndjekur këtë çështje me qëllim marrjen e masave të nevojshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy