Policia arreston të kërkuarin e fundit për abuzimin me 17-vjeçaren në Krujë

Policia arreston të kërkuarin e fundit për abuzimin me 17-vjeçaren në Krujë

Një 23-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës, në kuadër të operacionit ‘Nikla’, pasi akuzohet se i vuri eksploziv baneses së një të miture që e përdornin për prostitucion.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se në pranga ka rënë Alket Brata 23 vjeç, banues në Krujë, duke e çuar kështu në gjashtë numrin e personave të arrestuar në kuadër të këtij operacioni.

23-vjeçari ishte person i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Krujës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, ”Nxitja për përdorimin e drogës” dhe “Shfrytëzim prostitucioni”.

Njoftimi i policisë:

Vijon operacioni policor i koduar “Nikla”.

Shkon në 6 numri i të arrestuarve në kuadër të këtij operacioni.

Kapet dhe vihet në pranga 23-vjeçari i kërkuar për një sërë veprash penale.

Vijimi i operacionit, nga Forca e Posaçme “Shigjeta” e DVP Tiranë dhe Policia Rrugore, në bashkëpunim me Policinë e Krujës.

Në vijim të operacionit policor të koduar “Nikla”, Forcat e Posaçme “Shigjeta”, në bashkëpunim me Komisariatin e Qarkullimit Rrugor, falë edhe shkëmbimit të informacionit me Policinë e Krujës, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të  shtetasit A. B., 23 vjeç, banues në Krujë.

Kapja e këtij shtetasi u bë në rrugën “Petrit Radovicka”, gjatë kohës që drejtonte mjetin pa leje drejtimi.

23-vjeçari ishte person i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Krujës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, ”Nxitja për përdorimin e drogës” dhe “Shfrytëzim prostitucioni”.

Gjithashtu, ky shtetas ishte person i shpallur në kërkim edhe si autor i dyshuar i vendosjes së një sasie lënde eksplozive në banesën e 17-vjeçares, të cilën shtetasit e arrestuar në kuadër të operacionit “Nikla” e shfrytëzonin për prostitucion.

Veprimet e mëtejshme janë kryer nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Krujë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy