
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Laç-Patok. Një person ka humbur jetën, ndërsa ende nuk bëhet i ditur identiteti i tij.
Mësohet se viktima është përplasur nga një automjet në ecje, ndërsa i ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Trupi i pajetë është transportuar me autoambulancë në morg.
Ndërkohë, policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Kurbin/ Informacion paraprak
Rreth orës 19:30, në aksin rrugor Laç-Patok, në afërsi të "Mbikalimi i Patokut", shtetasi F. M. duke drejtuar automjetin e tij ka përplasur një shtetas këmbësor, akoma i paidentifikuar. Menjëherë pas përplasjes së parë, këmbësori është përplasur edhe nga një mjet tjetër që drejtohej nga shtetasi D. P.
Si pasojë e plagëve të marra nga përplasjet, shtetasi këmbësor ka humbur jetën.
Të dy drejtuesit e mjeteve janë shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme hetimore procedurale.
Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore në vendin e ngjarjes për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.



