Prostitucion në banesën me qira në Fier, arrestohen dy rumune

Prostitucion në banesën me qira në Fier, arrestohen dy rumune

Dy vajza nga Rumania janë arrestuar nga policia e Fierit, pasi dyshohet se ushtronin prostitucion në një banesë të marrë me qira.

 

Në kuadër të operacionit të koduar “Transit”, u arrestuan të dyshuarat I. D., 21 vjeçe, dhe G. B., 45 vjeçe, të dyja banuese në Rumani. 

 

Sipas policisë, ato kishin marrë me qira një apartament në Fier dhe e kishin përshtatur atë për ushtrimin e prostitucionit.

 

Gjatë kontrollit, policia sekuestroi si prova materiale 250 euro dhe 5000 lekë që dyshohet se janë përfituar nga kjo veprimtari, një automjet dhe 5 telefona celularë.

 

Për këtë rast janë proceduar penalisht edhe dy shtetas shqiptarë, një banues në Divjakë dhe një banues në Fier, të cilët dyshohet se përfitonin nga kjo veprimtari.

 

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy