Plagosja në Lezhë për motive pronësie, policia arreston pas dy orë ndjekjesh autorin

Plagosja në Lezhë për motive pronësie, policia arreston pas dy orë ndjekjesh autorin

Policia e Lezhës ka arrestuar autorin e plagosjes së ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm. Policia njoftoi se zbardhi dhe dokumentoi në kohë rekord ngjarjen, ndërsa i plagosur me armë zjarri mbeti shtetasi H. Gj.

“Kapet pas dy orë ndjekjeje nga shërbimet e Policisë së Lezhës, autori i dyshuar i plagosjes me armë zjarri të 43-vjeçarit. Shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan edhe armën e zjarrit tip ‘Pushkë’, me të cilën autori kreu plagosjen”, thuhet në njoftim.

Policia e Lezhës, menjëherë pas njoftimit të marrë për ngjarjen e ndodhur në fshatin Balldre, Lezhë, organizoi punën dhe falë reagimit në kohë dhe veprimeve të shpejta e profesionale bëri të mundur që pas dy orë ndjekjeje dhe kërkimesh, falë edhe mbështetjes së qytetarëve, të kapë  në rrethinat e fshatit Balldre dhe të vërë në pranga shtetasin Gjergj Gjini, 69 vjeç, banues në Balldre.

Ky shtetas dyshohet se për motive pronësie ka plagosur në këmbë, me armë zjarri, shtetasin H. Gj., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Strukturat hetimore të DVP Lezhë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, po vijojnë punën për dokumentimin e plotë te kësaj ngjarjeje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy