Vijon zjarri në landfillin e Bushatit/ Druni: Reja e tymit ka mbuluar zonën, vatrat nën kontroll

Vijon zjarri në landfillin e Bushatit/ Druni: Reja e tymit ka mbuluar zonën, vatrat nën kontroll

Zjarri i rënë në venddepozitimin e mbetjeve në landfillin e Bushatit vijon të jetë aktiv edhe gjatë orëve të paradites, duke e mbajtur situatën ende të paqëndrueshme në zonë.

 

Korrespondentja Bendis Druni raporton për “MCN Live” se, megjithëse vatrat e zjarrit janë vënë nën kontroll, prezenca e tymit mbetet e rëndë dhe shqetësuese për banorët përreth.

 

Flakët nuk janë shuar plotësisht dhe në disa pjesë të landfillit vijon djegia e mbetjeve. 

Intensiteti i tyre ndryshon herë pas here, duke reflektuar një situatë ende të paqëndrueshme.

 Ndërkohë, tymi i dendur është përhapur në zonat përreth, duke u ndier në disa lagje dhe duke shkaktuar shqetësim tek banorët.

Sipas informacioneve nga terreni, zjarri është favorizuar nga kushtet e erës, ndërsa situata po menaxhohet dhe mbahet nën kontroll nga strukturat përkatëse.

Në operacion janë angazhuar rreth 20 efektivë të shërbimit zjarrfikës, me 3 automjete zjarrfikëse, në bashkëpunim me punonjësit e landfillit dhe Policinë Bashkiake. 

Në ndihmë kanë mbërritur edhe forca nga bashkitë Shkodër, Lezhë, Tiranë dhe Kamëz, duke garantuar një reagim të koordinuar ndërinstitucional.

Për shuarjen e flakëve janë përdorur edhe mjete të rënda, si ekskavatorë dhe kamionë, me qëllim izolimin e vatrave dhe kufizimin e përhapjes së zjarrit.

Sipas autoriteteve, zjarri ka përfshirë kryesisht mbetje urbane dhe aktualisht nuk paraqet rrezik të drejtpërdrejtë për banesat përreth.

Megjithatë, reja e tymit që ka mbuluar zonën mbetet problematike për komunitetin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy