
Komisioneri i BE-së për Menaxhimin e Krizave, Janez Lenarčič, ka vizituar zonën e prekur nga tërmeti në Durrës. Ai ka zhvilluar një takim në Bashkinë e Durrësit me kryeministrin Rama, të cilit i kërkoi vlerësimin e nevojave që ka gjeneruar situata post tërmet.
"Ka një parakusht, është vlerësimi i nevojave pas kësaj fatkeqësie. Jemi lidhur me OKB-në me institucionet financiare. Do të jetë një punë shumë e rëndësishme, pasi do të orientojë këto çështje te vlerësimi i nevojave. Gjërat po shkojnë sikur duhet. Të përfshihen edhe ndryshime në parandalimin. Unë do të shkoj të vizitoj sot disa nga zonat që janë prekur", tha ai.
Rama ripërsëriti se për rindërtimin e banesave të dëmtuara nuk do të preket buxheti i shtetit.
"Kemi dy kategori njerëzish në nevojë ata që jetojnë në zona të hapura, në zonat urbane dhe rurale. Një pjesë janë sistemuar në hotele, por qëllimi im është që të qëndrojnë aty deri për festat dhe në janar ti lëvizim nga hotele në apartamente me qira. Unë mendoj se duhet të kemi një fond të integruar. Shteti ka përgjegjësi dhe nuk mund të lërë çdo lloj organizate që të shkojë dhe të bëjë punën e saj. Nga buxheti kemi vendosur një fond për rindërtimin. E kemi menduar sikur të mos kishim asgjë nga vendet e tjera. Pas miratimit në Parlament, Luigi do të ketë të gjitha hollësitë. Nuk duhet të ndërpresim shërbimet bazë nga buxheti”, tha Rama.



