Kreu i Gjykatës së Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit kalon vetingun

Kreu i Gjykatës së Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit kalon vetingun

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë kreun e Gjykatës së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Sandër Simoni.

Figura e Simonit u analizua në të tre shtyllat e vlerësimit. Sipas trrupës gjykuese të përbërë nga Brunilda Bekteshi, Roland Ilia dhe Olsi Komici, Simoni e justifikon pasurinë dhe ka rezultuar pozitiv në dy shtyllat e tjera të kontrollit: aftësisë profesionale dhe pastërtia e figurës.

Verifikimet për Simonin kanë nisur në maji të vitit 2018.

Sandër Simoni ka mbaruar Shkollën e Magjistraturës në vitin 2000 dhe ka punuar fillimisht si gjyqtar në Gjykatën e Shkodrës. Në dhjetor 2003, Simoni u emërua gjyqtar i Gjykatës së Krimeve të Rënda dhe në vitin 2004 u vendos në krye të kësaj gjykate. Paralelisht me punën si gjyqtar, Simoni është angazhuar në mësimdhënie si në Shkollën e Magjistraturës ashtu edhe në Fakultetin e Drejtësisë. Në fund të vitit 2019, Simoni u caktua përkohësisht kryetar i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy