Liqeni i Prespës po humb gjysmën e vëllimit të tij dhe rrezikon të sjellë pasoja të rënda mbi ekosistemin dhe komunitetet përreth. Sipas ekspertëve, për uljen e nivelit të ujit ndikojnë si faktorët natyror, po ashtu edhe njerëzor, ndërsa situata kërkon reagim të menjëhershëm nga autoritetet e tre vendeve.



