Prokurori Ardian Braho ka mohuar akuzat e bera ndaj tij se ka perfituar 18 mije euro per te zhbllokuar nje sasi parash qe ishte e bllokuar nen dyshimin se mund te ishin par ate pista.
Pas publikimit te pamjeve ne ekranin e TV klan, prokurori Braho, i cili tashme po hetohet per korrupsion pasiv të “gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë eshte paraqitur para kolegeve te tij te organit te akuzes per te dhene sqarimet ne lidhje me kete ngjarje.
Braho mesohet te kete deklaruar se nuk ka dijeni per parate e marra nga Fatos Lushi. Sipas tij oficeri i policise gjyqesore ka vepruar duke perdorur emrin e tij ne padijeni te tij te plote.
Edhe diten e sotme ne mengjes, e sotem Ardian Braho, nen cilesine e personit nen hetim eshte paraqitur serisht perballe kolegeve qe e kane marre nen hetim ne Prokurorine e Krimeve te Renda per te bere po te njejtat deklarime dhe mohim te cdo perfshirje ne ngjarjen e bere publike mbreme.



