Bie nga kati i tretë i banesës, humb jetën 58-vjeçari në Lushnje

Bie nga kati i tretë i banesës, humb jetën 58-vjeçari në Lushnje

Një 58-vjeçar ka humbur jetën në Lushnje pasi ka rënë nga kati i tretë i banesës së tij. Burime nga policia bëjnë të ditur se viktima është Albert Taullau, 58 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:35, në lagjen “Loni Dhamo” të qytetit, ku 58-vjeçari dyshohet se ka rënë nga kati i tretë i shtëpisë ku banonte.

Mësohet se në vitin 2019 në këtë banesë viktimës iu vendos tritol, megjithëse autorët nuk u gjendën, dyshimet ranë mbi anëtarët e bandës së Aldo Bares.

Familja Taullau është në konflikt të hershëm me këtë bandë, pasi një nga vëllezërit e tij Baki Taullau, në 2005, është vrarë.

Ne 2018 vëllait tjetër, Sajmir Taullaut iu bë atentat në lokalin e tij bar kafe, por i shpëtoi plumbave. Ndërsa djali i viktimës së sotme, Klajdi Taullau ndodhet në burg, pas arrestimit disa muaj më parë.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy