Me doza kokaine gati për shitje, arrestohet i riu në Rinas

Me doza kokaine gati për shitje, arrestohet i riu në Rinas

Një i ri është vënë në prangat e policisë së Tiranës me doza kokaine gati për shitje, ndërsa rezulton me precedent për të njëjtën veprimtari kriminale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë goditur një tjetër rast, për të cilin u arrestua në flagrancë E. P., 26 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Në Rinas, shërbimet e policisë kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin E. P., në të cilin gjatë kontrollit kanë gjetur një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, që dyshohet se ai e posedonte me qëllim shitjen në doza.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjetën dhe u sekuestruan 9 steka me paketa me cigare, pa fullë fiskale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy