Vrasja te “Komuna e Parisit”/ ILD nis hetimet për gjyqtaren që liroi Hekuran Billën

Vrasja te “Komuna e Parisit”/ ILD nis hetimet për gjyqtaren që liroi Hekuran Billën

Inspektorati i Lartë i Drejtësisë është vnëë në lëvizje pas atentatit të ndodhur mbrëmjen e të enjtes ndaj Hekuran Billës në zonën e “Komunës së Parisit”.

ILD njoftoi për mediat se ka nisur verifikimin për gjyqtaren e Krujës, Enkelejda Hoxha që i dha pafajësinë Billës. Vrasja dyshohet të ketë ndodhur për motive gjakmarrjeje.

Billa, me origjinë nga Kukësi, është një emër i skanuar nga drejtësia angleze.

Në këtë vend ai kishte ndryshuar edhe emrin dhe përdorte emrin Herland Bilali. Në vitin 2006 ka vrarë një person të identifikuar si Prel Marku 22 vjec.

Ai u shpall fajtor për tre akuza për vrasje në tentativë dhe vrasje të Prel Markut, dhe u dënua me burgim të përjetshëm, me një mandat minimal dënimi të rekomanduar prej 34 vjet.

Ai kishte qënë protagonist edhe në plagosjen e një tjetër shqiptari Musa Prahmani, të gjitha ngjarje këto të lidhura me përplasjen e bandave shqiptare të fushës së trafikimit të njerezve dhe prostitucionit në Angli.

Pas këtyre ngjarjeve, Hekuran Billa tentoi të largohej drejt Danimarkes por u kap. Por tekjsa bëri disa vite burg në këtë vend, Hekuran Billa ( Herland Bilali) u ekstradua pak vite me parë drejt Shqiperisë.

40-vjeçari doli para një viti nga burgu, në rrethana të pashmjegueshme, duke hapur edhe një biznes, atë të makinave me qira derisa u ekzekutua mbrëmjen e kësaj të enjte.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy