Aksident në aksin rrugor Laç - Fushë Krujë, plagosen gjashtë persona

Aksident në aksin rrugor Laç - Fushë Krujë, plagosen gjashtë persona

Një aksident rrugor raportohet të ketë ndodhur në aksin rrugor Laç - Fushë Krujë, pranë fshatit Fushë Mamurras.

Mësohet se bëhet me dije se dy autovetura janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë janë plagosur gjashtë persona.

Kurbin / Informacion paraprak

Rreth orës 18:00, në aksin rrugor Laç - Fushë Krujë, në vendin e quajtur Fushë Mamurras, janë aksidentuar automjeti tip "Benz" me automjetin tip "Renault".

Për pasojë kanë marrë lëndime fizike dhe janë dërguar në Spitalin e Traumës Tiranë për ndihmë mjekësore shtetasit I. H. 43 vjeç dhe shtetasja I. H. 13 vjeçe të cilët ndodheshin në mjetin tip " Benz" si dhe shtetaset M. K. 39 vjeçe, M. Sh. 73 vjeçe, D. K. 17 vjeç dhe R. K. 12 vjeç të cilët udhëtonin në mjetin tip "Renault".

Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy