E zë makineria, humb jetën punonjësja në landfillin e Bushatit (VIDEO)

E zë makineria, humb jetën punonjësja në landfillin e Bushatit (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë është regjistruar paraditen e sotme në landfillin e Bushatit ku një prej punonjëseve ka humbur jetën pasi e ka zënë makineria.

Ngjarja ka ndodhur, rreth orës 10.30, ku në urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër ka mbërritur pa shenja jete, Katrina Binaku 61 vjeçe, banuese në fshatin Paçram, Vau Dejës.

Sipas verifikimeve të para rezulton se 61-vjeçarja është punonjëse në këtë landfill dhe është dëmtuar aksidentalisht në punë, plagë të cilat i kanë shkaktuar edhe vdekjen.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër po vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy