U kap me lëndë narkotike në makinë, arrestohet 22-vjeçari që udhëtonte me një shtetas të armatosur

U kap me lëndë narkotike në makinë, arrestohet 22-vjeçari që udhëtonte me një shtetas të armatosur

Policia e Shkodrës ka vijuar operacionin “Kontigjenti” ku u arrestua një 22-vjeçar, i cili qarkullonte me lëndë narkotike dhe duke përfituar nga errësira braktisi makinën, për t’i shpëtuar për 24 orë “bluve”.

Në automjetin e 22-vjeçarit udhëtonte edhe një shtetas tjetër, i armatosur me pistoletë, i cili u arrestua në kuadër të operacionit “Kontigjenti”, të zhvilluar një ditë më parë.

NJOFTIMI

Shkodër/Vijon operacioni policor i koduar “Kontigjenti”.

Qarkullonte me lëndë narkotike me vete, braktisi automjetin dhe duke përfituar nga kushtet e errësirës, iu shmang shërbimeve të Policisë, kapet brenda 24 orëve dhe vihet në pranga 22-vjeçari.

Në automjetin e 22-vjeçarit udhëtonte edhe një shtetas tjetër, i armatosur me pistoletë, i cili u arrestua në kuadër të operacionit “Kontigjenti”, të zhvilluar një ditë më parë.

Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale policore, të kryera në kuadër të operacionit policor të koduar “Kontigjenti”, të zhvilluar ditën e djeshme, gjatë të cilit u vu në pranga shtetasi B. C. dhe u sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë dhe një sasi lënde narkotike kanabis, shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Shkodër lokalizuan, kapën dhe vunë në pranga, brenda 24-orëve, shtetasin e shpallur në kërkim:

-T. P., 22 vjeç, banues në Shkodër.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e drejtuar nga shtetasi T. P., gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde narkotike kanabis. 22-vjeçari tashmë i arrestuar, duke përfituar nga kushtet e errësirës, braktisi automjetin e ndaluar për kontroll, në kuadër të operacionit policor “Kontigjenti”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy