Policia e Tiranës ka arrestuar një 31-vjeçar me iniciale H. Ç., për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".
Gjatë kontrollit në banesën e 31-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 2.1 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis, qese farmaceutike për paketimin e saj, një palë gërshërë, bllok me shënime mbi aktivitetin kriminal të shitjes së lëndës narkotike dhe një aparat celular.
Materialet i kaluan Prokurorisë.



