Një zjarr i madh ka shpërthyer në një masiv pyjor dhe kullotash pranë rrugës nacionale Skuraj–Burrel, në afërsi të Shkopetit.
Flakët janë përhapur me shpejtësi për shkak të erës së fortë, duke përfshirë një sipërfaqe të gjerë me vegjetacion dhe duke kërcënuar mjedisin përreth.
Drejtori i Përgjithshëm i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi është duke ndjekur nga afër situatën në terren, ndërsa ekipet zjarrfikëse nga bashkitë e Kurbin, Lezhë, Burrel dhe Kamëz janë angazhuar për të shuar flakët.
Forcat zjarrfikëse po punojnë intensivisht për të izoluar vatrën e zjarrit dhe për të parandaluar përhapjen e tij në zona të tjera.
Deri tani, nuk raportohet për rrezik ndaj banesave apo jetës së qytetarëve, por situata mbetet e ndërlikuar për shkak të kushteve të motit.



