Bie nga kati i tretë i banesës, dëmtohet rëndë 4-vjeçari

Bie nga kati i tretë i banesës, dëmtohet rëndë 4-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Pogradec, ku një fëmijë 4 vjeç është rrëzuar teksa luante dhe ka pësuar dëmtime të rënda në trup. Sippas informacioneve paraprake, mësohet se I mituri me inicialet R. K., ndodhej tek gjyshi I tij në fshatin Vërdovë, kur teksa luante ka rënë aksidentalisht nga kati I tretë I banesës, në katin e dytë. Si pasojë, I mituri ka pësuar dëmtime të rënda fizike, ndërsa është transportuar me urgjencë me helikopter në Spitalin e Traumës.

Njoftimi i policisë:

Mbrëmjen e sotme, në Spitalin e Pogradecit, është dërguar për ndihmë mjekësore shtetasi i mitur R. K., 4 vjeç, banues në fshatin Gështenjas, i cili dyshohet se duke luajtur në banesën e gjyshit të tij, në fshatin Vërdovë, aksidentalisht është rrëzuar nga kati i tretë i banesës, në katin e dytë të saj, duke pësuar dëmtime fizike.

Ky shtetas do të transportohet në Tiranë, për mjekim më të specializuar. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy