31 korriku, Dita Botërore e Rojeve Mjedisore/ Rama: Shumë nga ta po luftojnë me zjarret e ditëve të fundit

31 korriku, Dita Botërore e Rojeve Mjedisore/ Rama: Shumë nga ta po luftojnë me zjarret e ditëve të fundit

Rojet mjedisore në mbarë botën festojnë sot ditën e tyre.

Rangers (Inspektorët e Parkut), janë një figurë kyçe në ruajtjen dhe mbrojtjen e parqeve.

Ata sigurojnë që vizitorët të njohin, zbatojnë dhe respektojnë rregullat e frekuentimit, kujdesen për mbrojtjen e florës dhe faunës, për parandalimi i zjarrit, ruajtjen e hapësirave publike, infrastrukturës, veprave të artit dhe mobilimit urban në parqe.

Në Ditën Botërore të Rojeve Mjedisore, kryeministri Edi Rama solli shembullin e Erind Zallit, që është kthyer nga Shtetet e Bashkuara për t’iu përkushtuar maleve e për t’u kujdesur për jetën e gjallë të Parkut Kombëtar të Alpeve të Shqipërisë.

Në Ditën Botërore të Rojeve Mjedisore, përmes shembullit të Erindit që është kthyer nga Shtetet e Bashkuara për t’iu përkushtuar maleve e për t’u kujdesur për jetën e gjallë të Parkut Kombëtar të Alpeve të Shqipërisë, duke shoqëruar e begenisur turistët, që përfaqëson qindra kolegë të tij në të gjitha Zonat e Mbrojtura të vendit, roje mjedisore të cilët jetën në harmoni me natyrën e kanë kthyer në lajtmotiv teksa shumë prej tyre po luftojnë me zjarret e këtyre ditëve.

 Dita Botërore e Rangers-ave festohet çdo vit më 31 Korrik dhe organizohet nga Shoqatat e Federatës Ndërkombëtare të Ranger (IRF), Thin Green Line Foundation, si dhe nga organizata, shkolla dhe individë që mbështesin punën e Rangers-ave dhe IRF në mbarë botën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy