Një shëtitje relaksi në ora 11:00 të mbrëmjes natën e 12 prillit ishte përzgjedhur nga dy vëllezërit Gashi nga Kosova për sajuar një vjedhje automjeti.
Ndërsa prania e atyre tek kjo zonë ishte fiktive pasi në të vërtet ata qëndronin në një hotel luksoz në qendër të Tiranës.
Në ora 07:00 të datës 12 prill erdhëm në Shqipëri me automjetin BMW X 6 ngjyrë e bardhë me targë ILU 266 në pronësi të shtetases A.G. Qëndruam në një hotel në qendër të Tiranës afër një qendre tregtare. Rreth orës 22:00 të mbrëmjes të po asaj nate që erdhëm po shëtisnim nëpër Tiranë. Në ora 23:00 Morëm automjetin dhe shkuan për të vizituar liqenin e Paskuqanit.
Mbërritëm te liqeni parkuam makinën dhe pasi kemi shëtitur për afro 6-7 minuta dhe makinën e lamë nga ana ku dukej një xhami në kodër. E parkuam, e mbyllëm me pult dhe pasi kemi përfunduar nga ora 01:30-02:00 shkuam te makina, por se gjetëm më aty”.
Rrëfimi i vëllezërve Gashi vazhdon edhe më tej:
Kërkuam për disa minuta e orë makinën, teksa se gjetëm nga ora 03:30 të mëngjesit jemi kthyer në hotel, dhe ja ku jemi në polici për të denoncuar”.



