
Një konflikt i shkaktuar mes disa shtetasve në lagjen nr. 16 të qytetit të Korçës ka përfunduar me dhunimin e një 26-vjeçari.
Pas alarmit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë mbërritën menjëherë në vendngjarje për të zbardhur rrethanat dhe identifikuar autorët.
Si rezultat i hetimeve të shpejta dhe veprimeve operacionale, u arrestuan dy shtetas, V. J., 24 vjeç, banues në fshatin Polenë dhe Th. V., 24 vjeç, banues në fshatin Polenë.
Po ashtu, tre shtetas janë proceduar në gjendje të lirë për veprën penale "Plagosja e rëndë me dashje", kryer në bashkëpunim, Th. V., 32 vjeç, banues në fshatin Polenë, A. Xh., 23 vjeç, banues në fshatin Bulgarec dhe J. O., 24 vjeç, banues në fshatin Rëmbec.
Shtetasi Dh. M., 25 vjeç, banues në fshatin Rëmbec, është proceduar gjithashtu në gjendje të lirë për "Moskallëzimi i krimit".
I dëmtuari, 26-vjeçar, ndodhet në kujdesin e mjekëve dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë e Korçës për veprime të mëtejshme.



