Parandalohet vjedhja në një hotel në Livadhja, në pranga një person

Parandalohet vjedhja në një hotel në Livadhja, në pranga një person

Shërbimet e policisë Sarandë, gjatë patrullimit në zonat bregdetare, falë bashkëpunimit me qytetarët, kanë parandaluar një rast vjedhjeve në një hotel në Livadhja, duke vënë në pranga autorin e dyshuar. Falë ndërhyrjes së policisë, është kapur në flagrancë, në mesnatë, shtetasi J. K., duke vjedhur në hotel, 3 televizorë dhe sende personale të turistëve të akomoduar në këtë hotel. Në vijim të veprimeve, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit J. K., 46 vjeç, banues në Sarandë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme. Policia e Shtetit falenderon qytetarët për bashkëpunimin dhe i fton sërish që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast paligjshmërie, duke iu garantuar reagim të shpejtë, në bazë të ligjit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy