SPAK në një vit/ Dumani në KLP: 18 zyrtarë të pandehur, përfaqësues të DEA-s e FBI-së të atashuar pranë Prokurorisë së Posaçme

SPAK në një vit/ Dumani në KLP: 18 zyrtarë të pandehur, përfaqësues të DEA-s e FBI-së të atashuar pranë Prokurorisë së Posaçme

Kreu i SPAK Altin Dumani ndodhet sot në Këshillin e Lartë të Prokurorisë,  ku po raporton bilancin 1 vjeçar të punës së Prokurorisë së Posaçme.

SPAK gjatë vitit të kaluar ka adresuar si rekomandimet Kuvendit dhe Këshillit të Ministrave për luftën kundër kriminalitetit. Për vitin 2023 veprimtaria e SPAK ka njohur një rritje cilësore që është mirëpritur nga shoqëria shqiptare dhe komuniteti ndërkombëtar”, tha Dumani.

Për 2023 SPAK ka njohur një rritje cilësore, këto të cituara edhe në Progres Raporti i publikuar në nëntor 2023. SPAK ka arritur të krijojë besueshmeri tek autoritetet partnere. Përfaqësues të DEA dhe FBI janë atashuar pranë SPAK. Kemi krijuar kontakt direkt me autoritete të vendeve të Amerikës Latine”, vijoi ai. 

Ai vuri në dukje se ka një rritje të hetimeve të nisura kryesisht dhe të interceptimeve.  

Në vitin 2023 janë regjistruar 67 procedime kryesisht nga të cilat 28 për veprat penale në kuadër të korrupsionit dhe 39 procedime në kuadër të krimit të organizuar. Në total ka një rritje të konsiderueshme të hetimeve të nisura kryesisht me 139 për qind. Në lidhje me interceptimet, në total ka një rritje me 91 për qind të interceptimit të pajisjeve fundore”, tha ai.

"Ndaj zyrtarëve të nivelit të lartë janë regjistruar për herë të parë në vitin 2023, 8 procedime penale me 18 persona nën hetim", theksoi ndër të tjera kreu i SPAK. 

Dumani vuri në dukje se gjatë vitit  2023 janë sekuestruar e konfiskuar 41 milionë euro pasuri me origjinë kriminale. 

“41 milionë euro është vlera e pasurive të sekuestruara e konfiskuara në vitin 2023. Nga të cilat 54% e zënë pasuritë e konfiskuara në vlerën e 22.5 mln euro dhe 46 % të sekuestruara në vlerën 19 milionë euro", tha ai. 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy