Arrestohen 9 persona në Tiranë

Arrestohen 9 persona në Tiranë

Nëntë persona nën akuzë për vepra të ndryshme penale janë arrestuar së fundmi nga Policia e Tiranës. Sipas njoftimit zyrtar të policisë, seksioni për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve A. P., 30 vjeç, pasi në rrugën “Lekë Zaharia” në magazinën e lokalit të tij, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kokainë. Në vijim të veprimeve, u procedua në gjendje të lirë shtetasi B. Sh., 19 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kanabis; R. Q., 18 vjeç, pasi gjatë dyshohet se në lokalin ku ishte i punësuar si kamarier kryente aktivitetin e paligjshme të lojrave të fatit. Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të lokalit, sherbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi me lëndë narkotike kokainë dhe B. V., 31 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ambientit përreth ku u konstatua ky shtetas, Forca e Posaçme “Shqiponjat” gjetën dhe sekuestruan një sasi me lëndë narkotike kanabis.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. M, 27 vjeç, pasi ka tentuar të vjedhë një unazë në argjendarinë e shtetasit O. A.

Më tej, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5 u bë ndalimi i shtetasit S. H, 50 vjeç, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: B. H, 57 vjeç dhe A. K, 52 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur; I. K, 20 vjeç, pasi ka aksidentuar motomjetin me drejtues shtetasin B. V, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve; K. B, 33 vjeç, pasi dyshohet se duke drejtuar mjetin nën efektin e alkoolit dyshohet se është përfshirë në një aksident vetëm me dëme materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të metejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy