Vdekja e Enea Ftoit në komisariat, prokuroria akuzon tre efektivët: Nuk i ofruan ndihmë

Vdekja e Enea Ftoit në komisariat, prokuroria akuzon tre efektivët: Nuk i ofruan ndihmë

Prokuroria e Korçës akuzon tre policët e Komisariatit të Korçës për mosëdhënie ndihme ndaj 27-vjeçarit Enea Ftoi, i cili ndërroi jetë brenda ambienteve të qelisë. Sipas informacioneve të prokurorisë, hetimet vijojnë pas konkluzioneve të ekspertizës mjeko-ligjore.

Burimet thonë se vdekja e 27-vjeçarit nuk ka ardhur si pasojë e dhunës, por kjo nuk shfajëson dhe tre policët nga përgjegjësitë penale, ku mësohet se nuk i  është dhënë ndihma e duhur, pasi i riu ka shfaqur probleme shëndetësore gjatë ditëve të qëndrimit në komisariat.

Burime nga organi i akuzës thonë se policia nuk e ka kryer detyrën e saj për kontrolle periodike në qelinë e 27-vjeçarit. Prokuroria është duke vlerësuar materialet dhe pritet të ngrejë akuza mbi tre policët e komisariatit të Korçës. Ditën e djeshme, kreu i SHÇBA bazuar në ekspertizën mjeko-ligjore, bëri me dije se vdekja e 27-vjeçarit ka ardhur për shkaqe natyrale dhe jo si pasojë e dhunës fizike.

Ky pretendim u hodh poshtë nga familja e të riut, e cila kërkon zhvarrosjen e Enea Ftoit dhe rikryerjen e ekspertizës. Familjarët pohojnë se kanë prova sipas të cilave 27-vjeçari është dhunuar dhe më pas është vrarë. Familjarët janë të gatshëm të vënë në dispozicion videot dhe fotot ku sipas tyre provohet vrasja e Enea Ftoit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy