Kushtetuesja mblidhet në fillim të janarit, çështjet që do të shqyrtohen

Kushtetuesja mblidhet në fillim të janarit, çështjet që do të shqyrtohen

Pas betimit të anëtarit të shtatë, Gjykata Kushtetuese pritet të zhvillojë mbledhjen e parë në fillim të janarit.

Kjo është vendosur në mbledhjen e gjyqtarëve, e cila u zhvillua sot pas plotësimit të Kushtetueses me tre anëtarët e rinj: Altin Binaj, Përparim Kalo dhe Sonila Bejtja.

Në mbledhjen e parashikuar në fillim të vitit tjetër pritet të shqyrtohen çështjet që sipas ligjit i përkasin për kompetencë Mbledhjes së Gjyqtarëve, si dhe për të kryer veprimet e nevojshme përgatitore dhe organizative për funksionimin e Gjykatës Kushtetuese.

Në bazë të ligjit, mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese ka këto kompetenca:

a) përcakton drejtimet kryesore të shpenzimeve të mjeteve buxhetore;

b) informohet çdo 6 muaj me raporte për shpenzimet buxhetore;

c) vendos për strukturën organizative të Gjykatës Kushtetuese;

ç) vendos për numrin e nëpunësve të administratës, të Njësisë së Shërbimit Ligjor dhe punonjësve të tjerë, si dhe kriteret profesionale që duhet të përmbushin dhe pagat e tyre;

d) miraton rregulloren për procedurat gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese, si dhe rregulloren e brendshme për veprimtarinë e administratës së Gjykatës Kushtetuese;

dh) emëron dhe shkarkon Sekretarin e Përgjithshëm; e) cakton kolegjet në fillim të çdo viti kalendarik, sipas Rregullores së Gjykatës Kushtetuese;

ë) shqyrton në shkallë të fundit ankimet e nëpunësve civilë dhe punonjësve të tjerë për largimin nga detyra;

f) vendos për masat disiplinore ndaj këshilltarëve ligjorë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy